San Siro kalon në duart e Interit dhe Milanit, vendim historik i Këshillit Bashkiak

Pas një seance maratonë që zgjati gati 12 orë, Këshilli Bashkiak i Milanos miratoi në orët e vona të natës marrëveshjen historike për shitjen e stadiumit legjendar “San Siro” dy klubeve të qytetit, Interit dhe Milanit.

Oferta e përbashkët prej 197 milionë eurosh, e cila skadonte ditën e sotme, u aprovua me 24 vota pro dhe 20 kundër. Vendimi u bë i mundur edhe falë daljes nga salla të këshilltarëve të Forza Italia, që uli kuorumin e nevojshëm për kalimin e marrëveshjes.

Stadiumi ikonë, i inauguruar një shekull më parë, do të shërbejë për herë të fundit në një eveniment madhor gjatë Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026. Pas kësaj, ai pritet të shembet për t’i hapur rrugë ndërtimit të një impianti të ri, modern e funksional, që synohet të jetë gati për Euro 2032.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky është vetëm fillimi i një faqeje të re për San Siron. Kemi hedhur bazat për transformimin e zonës dhe për t’i dhënë fund pasigurive për të ardhmen e saj”, deklaroi pas votimit zëvendës-kryetarja e Bashkisë, Anna Scavuzzo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tashmë, fjala e fundit i takon klubeve, të cilat duhet të përmbushin pjesën e tyre për realizimin e këtij projekti ambicioz, që pritet të ndryshojë përfundimisht fytyrën e futbollit në Milano.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?