FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sanchez bën gati valixhet nga Interi, por mund të mbetet në Seria A

Alexis Sanchez me shumë mundësi do të vijojë që të luajë në Seria A edhe vitin e ardhshëm, por jo me fanellën e Interit. Sulmuesi kilian nuk mundi të linte shumë gjurmë në “San Siro” edhe për shkak të një dëmtimi të rëndë që e la jashtë fushave për tri muaj.

Sipas raportimit të “La Gazzetta dello Sport”, është Roma ajo që kërkon ta transferojë sulmuesin në kryeqytetin italian. Verdhekuqtë e kërkojnë Sanchezin në formë huazimi deri në qershor të vitit 2021 dhe më pas me opsionin për ta blerë atë.

31-vjeçari numëron vetëm 15 ndeshje këtë sezon me fanellën e Interit, ku ka shënuar vetëm një gol dhe ka asistuar tre herë për shokët e skuadrës. Manchester United pagoi plot 34 milionë euro në arkat e Arsenalit, kur e bleu në merkaton e janarit në vitin 2018.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?