Sanchez: Doja të rikthehesha te Arsenali që pas seancës së parë me United

Alexis Sanchez është rikthyer të flasë për periudhën e vështirë që kaloi tek Manchester United. Kiliani tashmë është zyrtarisht një lojtar i Interit pasi u transferua me parametra zero nga “Djajtë e Kuq”. Sulmuesi në një intervist të dhënë së fundmi ka zbuluar se ka qenë pranë City-it në vitin 2018.

“Në 2018 unë kisha një marrëveshje me Cityn, por për disa arsye të ndryshme marrëveshja u arrit me United. Më kujtohet stërvitja e parë me Manchesterin dhe shumë gjëra më vijnë në mendje. Sapo mbarova seancën stërvitore shkova në shtëpi dhe pyeta agjentin dhe familjen time nëse mund të kthehesha tek Arsenali.

Diçka nuk shkonte tek Manchesteri. Kaloi një muaj dhe ishte po e njëjta ndjenjë që kisha ditën e parë. Ne në atë moment nuk ishim një familje dhe kjo u reflektua në fushë. Ata më fajësonin vetëm mua edhe pse unë luaja vetëm për pak minuta. Ne nuk ishim një grup, por në fund duhej ta merrja unë të gjithë fajin”, u shpreh 31-vjeçari për “Peleteros TV”.

 

SHKARKO APP