Santos flet sikur Shqipëria nuk ekziston: Portugalia, më e fortë se Franca

Pavarësisht humbjes së pësuar me Francën, në miqësoren e së premtes, trajneri i Portugalisë, Fernando Santos thotë se skuadra e tij është më e mirë se vendi organizator i  finaleve të “Euro 2016”. Madje Fernando Santos shkon edhe më tej dhe beson se skuadra e tij do të jetë më e mirë se Franca në finalet e “Euro 2016”. Kësisoj, ai nuk llogarit fare humbjen përballë kuqezinjve në “Elbasan Arena”, ndonëse skuadra që ai drejton, e humbi ndeshjen e parë. Kujtojmë se një humbje e mundshme e Portugalisë në Elbasan do të vinte në dyshim kualifikimin e kësaj të fundit. Në përballjen e kaluar me Shqipërinë mungoi Crsitiano Ronaldo, që është rikthyer dhe ishte në  miqësoren e fundit ndaj Francës. Në  85’, Mathieu Valbuena, me një goditje të lirë, i dha fitoren Francës në përballjen  miqësore me Portugalinë, në Lisbonë. Portugalia kryeson Grupin i me 12 pikë, një më shumë se Shqipëria dhe Danimarka para sfidës direkte me kuqezinjtë. Mirëpo, në vend që të bëj llogaritë me një fitore në Elbasan, Santos duket se vjen me siguri të plotë për trepikëshin duke krahasuar skuadrën e tij me Francën, që kualifikohet direkt si vend organizator dhe duke mos diskutuar fare kualifikimin e Portugalisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?