Sarri i hedh “benzinë” zjarrit: Nuk më bëhet vonë për reagimin e tij

Juventusi u shpall kampion dimri pasi mundi 1-2 në Romë në “Olimpico”, në një ndeshje fatin e të cilës e zgjidhi që në 10 minutat e para, me Demiral dhe Ronaldon.

Trajneri Maurizio Sarri vlerësoi performancën e të tijve dhe pranoi se vuajtja në minutat e fundit ishte normale. Më tej tekniku i bardhezinjëve komentoi edhe zëvendësimin e Paolo Dybalës të cilin e komentoi disi ashpër në konferencë për shtyp:

“Nuk më bëhet vonë fare për reagimin e Dybalës. Do të isha shumë i lumtur që atë reagim ta përkthejë në performancë të mirë në fushën e lojës. Unë jam trajneri dhe natyrisht që më takon të marr disa vendime, duke parë ecurinë e lojës”, tha tekniku i “zonjës së vjetër”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?