FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sarri pranë marrëveshjes për zgjidhjen e kontratës me Juventusin

Maurizio Sarri është shumë pranë zgjidhjes së kontratës me Juventusin. Sipas asaj që raporton Tuttomercatoweb trajneri italian e ka firmosur zgjidhjen me konsensus të kontratës me kampionët e Italisë dhe që nga ky moment është i lirë për të firmosur me një tjetër ekip.

Palët kanë arritur marrëveshjen që ka kënaqur si Sarrin ashtu edhe klubin e Juves për sa i përket anës ekonomike. Për ish-trajnerin e Napolit dhe Chelsea-t tashmë shtohen zërat për t’u ulur në stolin e Fiorentinës një skuadër që ka zhvilluar një merkato cilësore gjatë kësaj vere dhe kërkon një pozicion sa më të mirë në renditje.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?