Sassuolo i shkakton një humbje të hidhur Atalantës në Seria A
Atalanta pëson një humbje të rëndë në shtëpi ndaj Sassuolos, i cili triumfoi 3–0 falë dopietës së Berardit (goli i parë nga penalltia) dhe rrjetës së Pinamontit. Për skuadrën bergamaske, që vinte nga fitorja bindëse në fushën e Marseille në Champions League, ky është ndalesa e dytë radhazi në kampionat dhe rikthen në diskutim të ardhmen e trajnerit Juric në pankinë.
Sassuolo i drejtuar nga Grosso zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer, me mbrojtje solide dhe kundërsulme të sakta që goditën në momentet kyçe të ndeshjes. Me këtë fitore,Sassuolo ngjitet në kuotën e 16 pikëve dhe kalon Atalantën, e cila mbetet me 13.
Traajneri Juric ndërkohë te Atalanta rrezikon seriozisht shkarkimin për shkak të rezultateve të dobëta.

KOHA JONË SONDAZH

