Scaloni emocionon Argjentinën pas humbjes në finale: Trofeu i vërtetë është përpjekja dhe refuzimi për t’u dorëzuar

Një javë pas humbjes në finalen ndaj Spanjës, trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në rrjetet sociale.

Tekniku i “Albiceleste” publikoi një letër në Instagram, edhe pse kishte kohë që nuk ishte aktiv në këtë platformë, ku foli për emocionet e përziera pas finales dhe për krenarinë ndaj ekipit të tij.

“Pas një jave intensive, ku trishtimi dhe gëzimi, lotët dhe buzëqeshjet, ankthi dhe qetësia, nervozizmi dhe qetësia janë ndërthurur, më në fund u ula të shkruaj disa fjalë”, shkroi Scaloni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri argjentinas pranoi se i vjen keq që nuk arriti t’u dhuronte tifozëve një tjetër gëzim, por theksoi se ekipi i tij ka treguar vlera më të rëndësishme sesa një trofe.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Më vjen keq që nuk munda t’ju sjell një tjetër gëzim dhe t’ju dhuroj një moment që, edhe për pak ditë, t’ju bëjë të harroni gjërat e këqija të jetës. Por dua që të kujtoni atë që u përpoqëm t’i tregonim këtij grupi lojtarësh, luftëtarëve të mi, siç i quaja kur flisja për ta me gruan time”, u shpreh Scaloni.

Ai vlerësoi karakterin e futbollistëve të tij, duke përmendur sakrificën, dëshirën për të luftuar dhe mentalitetin për të mos u dorëzuar.

“Përpjekja, dëshira, vullneti, bindja ‘unë mundem’, refuzimi për t’u dorëzuar edhe kur gjithçka bëhet e vështirë, dhënia e maksimumit edhe kur nuk ke më asgjë, durimi ndaj kritikave nga njerëz që nuk na njohin dhe aftësia për të qëndruar në këmbë kur trupi nuk të bindet më. Ky është trofeu i vërtetë”, shkroi trajneri i Argjentinës.

Scaloni falënderoi stafin teknik, lojtarët, Federatën Argjentinase të Futbollit dhe të gjithë ata që punojnë në heshtje për t’i krijuar ekipit kushtet më të mira.

“Do të jem përjetësisht mirënjohës ndaj stafit tim teknik, lojtarëve, stafit të AFA-së dhe secilit prej jush për dashurinë dhe mbështetjen që kemi marrë”, përfundoi ai.

Në fund të mesazhit, Scaloni la edhe një dedikim për popullin argjentinas: “Kush ka një mik argjentinas, ka një thesar”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?