Schalke në lëvizje, kërkon shërbimet e Shkëlzen Gashit
Shalke 04 interesohej pak kohë më parë për mbrojtësin kuqezi Elseid Hysajt, ndërsa i njëjti klub u Bundesligës gjermane tashmë ka hedhur sytë drejt një tjetër shqiptari. Sinjalet e dërguara nga klubi nga Genselkirchen për mbrojtësin shkodran të kombëtares duket se janë ndalur përkohësisht në pritje për të mësuar të ardhmen e Draxler nga shitja e të cilit mund të arkëtojë miliona Euro.
Në radarët e “Bluve Mbretërorë” është vënë edhe sulmuesi i Baselit, Shkëlqen Gashi. Lajmin e bëjnë të ditur mediat zviceriane që theksojnë se 26-vjeçari shihet si elementi ideal për të plotësuar boshllëqet në sulmin e skuadrës gjermane. “Fussballinfos” shkruan se oferta në adresë të zviceranëve është 8 milionë Euro, por Basel i ka bërë ballë duke e refuzuar përkohësisht.
Gashi ka një kontratë që e lidh me Baselin deri në vitin 2018 dhe gjatë sezonit të shkuar ai fitoi edhe Këpucën e Artë të kampionatit zvicerian si golashënuesi më i mirë me 22 gola në kampionat.
KOHA JONË SONDAZH

