Schweinsteiger për qejfin e serbes Ana Ivanoviç, zemëron shqiptarët

Ylli i Bayern Munich, Bastian Schwinsteiger ka hapur debate të forta në Gjermani mbi ndarjen e  mundshme me modelen gjermane Sarah Brandner, pasi së fundmi, në përgatitjet e Bajernit, në Katar, ai e  ka hequr emrin e saj nga këpucët. Lojtari e mbante prej kohësh emrin e modeles bionde në këpucë, edhe gjatë lojës, por pas Kupës së Botës në Brazil, ka pasur zëra se mes çiftit kishin lindur probleme dhe ata ishin ndarë. Futbollisti i kombëtares së Gjermanisë kohët e fundit është fotografuar pranë tenistes serbe me famë botërore,  Ana Ivanoviç, të cilën ka shkuar për ta takuar edhe në turneun e fundit, në Australi. Dhe Schweisteiger ka porositur këpucë të reja, fillimisht me simbolet serbe dhe pritet të vendosë edhe emrin e Anës, në të ardhmen. Këpucët e reja të futbollistit të kombëtares gjermane dhe të Bajern Mynih, Bastian Schweinshtaiger nuk do t’i pëlqejnë të gjithë tifozët e tij, sidomos shqiptarëve, por me siguri do t’i pëlqejnë tenistes, Ana Ivanoviç. Mediat gjermane raportojnë se  mesfushori i Bajernit, i njohur dhe i adhuruar në vendin e tonë, për lojën e tij me bavarezët dhe Kombëtaren Gjermane, ka vendosur të qepë flamurin serb në këpucët e tij të reja, si shenjë dashurie për tenisten Ivanoviç. Bild e ka fotografuar lojtarin e Gjermanisë krah tenistes serbe, në një plazh, në Australi dhe duket se ky takim ishte si ngushëllim për tenisten serbe,e  cila humbi në Australia Open. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?