Seanca stërvitore, kombëtarja ndan fushën me Shpresat e Alban Bushit

Janë 3 mungesa të mëdha për duelet vendimtare në Nations League. Kombëtarja ka humbur shërbimet e kapitenit Berat Gjimshiti, mbrojtësit tjetër Marash Kumbulla dhe mesfushorit Keidi Bare. Skuadra e Sylvinho ka ndarë fushën me kuqezinjtë e vegjël të Alban Bushit, ndërsa nuk ka munguar dhe një takim i ngrohtë mes dy trajnerëve.

Pjesë e skuadrës së 21-vjeçarëve ishin dhe talente nga Superliga shqiptare, tre lojtarë nga Dinamo, tre nga Teuta dhe një nga Tirana ndërsa nuk munguan dhe disa futbollistë nga Apolonia apo Vora, të cilët janë thirrur vetëm për stërvitje.

Federata ka nisur punën dhe për vendosjen e stolave të rinj në tribunën jugore të Arenës Kombëtare, ku do të jenë tifozët kuqezi, por edhe në disa pjesë të tribunës karshi.

Sylvinho grumbulloi disa lojtarë nga ekipi Shpresa dhe nga kampionati. Kjo sepse nga 28 lojtarë të grumbulluar, të pranishëm në fushë ishin vetëm 13 futbollistë, ndërsa disa të tjerë punuan në palestër.

SHKARKO APP