Sebino Plaku rrëzon spekulimet: Jam akoma lojtar i Partizanit

 

Sulmuesi i Partizanit, Sabino Plaku ka sqaruar se e ardhmja e tij  nuk është vendosur dhe se ai mbetet lojtar i Partizanit. Pas përfundimit të gjysmës së parë të këtij sezoni kanë qarkulluar spekulime të ndryshme, që flasin se Plaku është divorcuar me të kuqtë. Fakt është se Partizani, pas përfundimit të pjesës së parë të këtij sezoni, pas dy humbjeve radhazi, edhe pse ndodhet në vend të dytë dhe pretendent për titull, pritet të  bëj ndryshime të mëdha në janar. Por sulmuesi Plaku ka sqaruar se e ardhmja e tij nuk është vendosur ende. “Shumë zëra po qarkullojnë poshtë e lart lidhur me të ardhmen time. Gjithashtu është aluduar që nuk jam më një lojtar i Partizanit. Dua të sqaroj të gjithë opinionin publik se unë vazhdoj të mbetem një lojtar i Partizanit dhe se shumë shpejt do të kemi një sqarim zyrtar për të ardhmen time, por kjo do të ndodhë vetëm pasi të jetë realizuar një takim me drejtuesit e klubit, me të cilit do  të vendosim edhe pikat mbi “i” për të ardhmen time.” Sakaq, Tirana  kërkon të përfitojë nga kjo situatë me ish-sulmuesin e Skënderbeun që kaloi një periudhë edhe në kampionatin polak, për ta afruar gjatë dimrit. Po ashtu i interesuar është edhe Kukësi dhe Flamurtari.

A. Muraçi

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?