Seferi: E kisha ndarë mendjen për Tiranën, pata bisedime edhe me Partizanin!

Taulant Seferi është transferimi i bujshëm i Tiranës në merkaton e janarit. Sulmuesi i Kombëtares, iu bashkua skuadrës kampionëve të Shqipërisaë, në formë huazimi për 6 muaj nga skuadra e Young Boys, teksa do të përfitojë një pagë prej 12 mijë euro në muaj. Futbollisti 24-vjeçar dha një intervistë për News 24 foli për aventurën e re.

“Nuk e kisha menduar Superioren, kisha disa oferta në Zvicër, kur më mori në telefon Osmani, kishim një bisedë të këndshme dhe e pranova me shumë qejf ofertën e Tiranës. Tirana është klubi më i madh në Shqipëri. Ka tifozerinë më të mirë në Ballkan. Nuk u mendova fare dhe e pranova ofertën.

Ofertë nga Partizani? Në dyshim nuk u vura fare, kisha kontakte in-direkte me Partizanin. Në Shqipëri e kisha ndarë mendjen që do të shkoja vetëm te Tirana. E pritëm Tiranën që të zhbllokonte merkaton. Nuk kisha asnjë dyshim tjetër për skuadër këtu në Shqipëri. Jam në formë huazimi dhe shpresoj që të na ecë, si nga ana personale, por edhe ekipit. Në fund të sezonit, do të shikojmë. Nëse do të ecë gjithçka mirë, mund të ketë ndryshime.

Tirana është klubi më i madh në shqiptari dhe duhet të jetë lart, jo vetëm për këtë sezon por të gjitha sezonet duhet të jemi lart. E lus Zotin, për të na ndihmuar edhe me dëmtimet, pasi kemi lojtarë të mirë. Po më eci mirë këtu do jem pjesë e Kombëtares. Reja më njeh, pasi kam qenë kohët e fundit aty. Nuk kam folur me trajnerin për këtë kalim, por më tha të gjeja një ekip për të pasur minuta. Unë nuk e hedh poshtë kampionatin shqiptar, është pak a shumë i njëjtë me atë të Kroacisë. Besoj që nuk kam bërë keq, shpresoj të kem bërë mirë dhe të ec para. Ëndrra është të shpallem kampion me Tiranën dhe të iki si kampion. Me Kombëtaren është të kualifikohemi në Europian ose Botëror”, deklaroi Seferi.

SHKARKO APP