“Selman Stërmasi” hap dyert, Tirana-Skënderbeu e inagurojnë të hënën

 

Zyrtarisht  stadiumi “Selman Stërmasi” çel dyert në ndeshjen e kësaj të hëne me kampionët e Skënderbeut. Oguret e mira nuk mungojnë me Bakajn, Bulkun e Karabecin që duket se kanë lënë pas gjendjen gripale duke u rikthyer në stërvitje me grupin. Një foto si kujtim për rikthimin në shtëpi dhe më pas e tëra skuadra e Tiranës nis stërvitje, në shtëpinë e re, “Selman Stërmasi” .

Sfida e radhës do të jetë një provë e vërtetë force për bardheblutë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prezentë në seancën stërvitore ishte dhe Presidenti i klubit Refik Halili dhe Shefi i Sektorit të Garave në FSHF Lysjen Nurishmi për të konstatuar nga afër se gjithçka është gati.  Dekori bardheblu në shkallët e stadiumit nis për një të ardhme me rikthimin e Tiranës së madhe, brenda puna vazhdon për detajet e fundit për ambientet e brendshme që duhet thënë se janë model nëse i hedh një sy të shpejtë dhomave të zhveshjes tashmë të denja për një skuadër 24 herë kampione, Halili bën konstatimet nga tribuna, ndërsa në fushë Ilir Daja ka të tjera halle. Kalendari ofron një tur deciziv me 3 ndeshje vendimtare brenda një jave, të Hënën vjen Skënderbeu, e Enjtja e mesjavës ofron përballjen me surprizën e këtij sezoni Teutën, për tu mbyllur më pas gjithçka, me atë, nënën e të gjitha ndeshjeve, derbin e madh me Partizanin. Te Tirana gjërat po ndryshojnë, ndoshta me shtëpinë e re ka ardhur momenti për të ndërruar dhe tendencën e viteve të fundit në derbi, tifozët kryqëzojnë gishtat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?