Semedo thyen rregullat e koronavirusit, por Barcelona e mbron

Nelson Semedo i shtohet listës së futbollistëve që kanë shkelur rregullat e koronavirusit. Sipas asaj që raporton “Deportes Cuatro”, mbrojtësi i blaugranëve ka festuar ditëlindjen e tij të shtunën në një lokal në zonën e Castelldefels. Gjatë festës përveç portugezit, kanë qenë të pranishëm edhe 20 persona të tjerë në një lokal.

Në rrjetet sociale janë përhapur imazhe nga festa, duke shkelur rregullat në Spanjë, për shkak se lejohen grumbullime jo më të mëdha se 15 persona. Futbollisti nuk ka respektuar as rregullat e La Ligas, për të limituar kontaktet me persona të jashtëm.

Barcelona ndërkohë ka vendosur që ta kalojë në heshtje këtë episod, duke fshirë edhe imazhet e përhapura në disa media.  /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP