Seranaj sqaron foton e puthjes lesbike në kombëtaren e femrave

 

Kapitenia e kombëtares shqiptare të futbollit për femra, reagon pas publikimit të një fotoje ku ajo shihej duke u puthur me një vajzë tjetër.

Publikimi i fotos është bërë pas pretendimit të futbollistes 17-vjeçare, Marcela Ndoci, e cila akuzoi se ishte ngacmuar dhe kryheshin marrëdhënie homoseksuale brenda skuadrës kuqezi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, pas kësaj fitoje, Aurora Seranaj deklaroi se: “Në jetën time private mund të bëj shumë gjëra dhe s’i jap llogari askujt. Një nga ato kanë qenë lojëra të tilla me shoqe, s’jam as e para as e fundit. Janë gjëra private që s’kanë të bëjnë me futbollin, ekipin apo të prekë e të cenojë dikë. Faleminderit, kaq kisha”. Marçela Ndoci, pas humbjes së kombëtares së femrave  0-6 me Francën, tha se në kombëtaren shqiptare të futbollit të femrave ka lesbike, gjë që u hodh poshtë nga trajneri Altin Rraklli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por fotoja e kapitenes  duket se e ka trazuar edhe më shumë kampin kuqezi të femrave.  

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?