Serbët i gëzohen masave ekstreme në Shqipëri: “As mizat nuk do të lejohen të kalojnë!”

Media serbe “Informer.rs” ka publikuar një artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi ku është ndalur te masat e rrepta që do të ketë të shtunën, ku nuk kanë munguar as ironitë.

Një pjesë e artikullit të “Informer.rs”

Po afron dita e nisjes së fushatës së Kombëtares së Serbisë për kualifikimet në Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Stacioni i parë i “Shqiponjave” do të jetë Tirana, në një përballje kundër Shqipërisë, ndërkohë që në kampin e vendasve mbizotëron një atmosferë e ngjashme me gjendjen e jashtëzakonshme. Sa i përket sigurisë, thuhet se as “mizat nuk do të mund të kalojnë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Interesimi është i jashtëzakonshëm, mbi 200.000 shqiptarë kanë aplikuar për bileta, por vetëm 20.000 do të kenë fatin të hyjnë në stadium, pasi përzgjedhja do të bëhet me short.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Tiranë po bëhen përgatitje të shumta për pritjen e ekipit serb dhe për mbarëvajtjen e ndeshjes, pasi kujtimet nga incidentet e vitit 2014 në Beograd (në kuadër të kualifikueseve për Euro 2016) janë ende të freskëta.

Masat e sigurisë në stadiumin “Air Albania” janë të jashtëzakonshme. Sipas mediave shqiptare, në stadium është instaluar një sistem sigurie i avancuar që përfshin kamera të afta për njohje fytyre – me qëllim identifikimin e çdo individi potencialisht problematik.

Çdo biletë do të jetë e personalizuar – në emër dhe mbiemër – për të shmangur falsifikimet. Tifozëve nuk do t’u lejohet të marrin me vete çadra, shishe, çanta më të mëdha se formati A4, objekte metalike e të ngjashme.

Të gjitha rrugët që çojnë në stadium do të bllokohen. Në ajër do të patrullojnë dronë dhe njëkohësisht do të aktivizohet teknologjia kundër dronëve. Në dhe rreth stadiumit do të jenë të pranishëm një numër i madh forcash policore dhe njësi anti-terrori që do të kujdesen për sigurinë maksimale të miqve nga Serbia.

/Rozalb Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?