Serbët tërbohen me Ergys Kaçen: Kasap!

Gjatë një ndeshjeje futbolli mund të ketë edhe përplasje të ashpra mes lojtarëve. Në ndeshjen me Austrinë, Ergys Kaçe u largua me karton të kuq, për shkak të një ndërhyrjeje ndaj njërit prej austriakëve, që gjithsesi nuk mund të konsiderohet e tillë.

Por ajo shkelje e këmbës që Kaçe i ka bërë Aleksandër Dragoviçit, për shkak të një ndërhyrjeje në kohë vonesë të shqiptarit, ka bërë që “Kurir”, të publikojë fantazinë e radhës.

Media serbe ka nisur të bëjë aludime dhe lidhje që as në skenarët e një filmi të trilluar nuk do të përfshiheshin. Kjo media e ka etiketuar si kasap mesfushorin e PAOK, për atë ndërhyrje. Media serbe e ka shpjeguar si makabre atë ndërhyrje, sikur ajo të ishte e pahasur ndonjëherë në këtë sport dhe për më tepër sikur të kishte sjellë pasoja të rënda për futbollistin austriak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trillimi

Swiss Digital Mobile Reklama

Kohë më parë, Ergys Kaçe u shfaq në një foto me një mikun e tij, ku shqiptari mbante të veshur një bluzë me logon e “UÇK”-së. “Kurir” ka bërë lidhjen e asaj fotoje, me momentin gjatë ndeshjes Austri-Shqipëri. Media serbe ka shkruar se Kaçe e ka bërë atë ndërhyrje makabre, për shkak se është një futbollist që i urren serbët.

Sipas këtij shkrimi, Kaçe e ka bërë ndërhyrjen e rëndë për shkak se Dragoviç është një lojtar, mbiemri i të cilit vjen nga rrënjë serbe. Ata mundohen ta përforcojnë idenë e tyre me faktin që shqiptari nuk kërkoi ndjesë për veprimin e bërë në fushën e lojës.

Mesfushori i Kombëtares ishte një ndër më të mirët në fushën e lojës në atë takim dhe ndërhyrja e tij, ishte e ndëshkueshme, ama aspak jashtë normave sportive, por kjo nuk është hera e parë që serbët… “e shfrenojnë fantazinë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?