Serbi Miodrag Radanoviç zyrtarisht trajner i Kukësit, kërkon Kupën e Shqipërisë

Miodrag Radanoviç, pas shkarkimit të trajnerit Artim Shaqiri, merr zyrtarisht drejtimin e ekipit verilindor.  Presidenti Safet Gjici e emëroi serbin duke i dhënë mundësi që të jetë edhe i pari trajner që do të fitojë një trofe me këtë klub. Kukësi më 30 maj do të luajë në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit. Humbja 1-0 me Skënderbeun në ndeshjen e javës së 32-të të Kategorisë Superiore, kur duhen edhe katër javë deri në mbyllje të garës, largoi Kukësin 6 pikë nga kreu dhe ndoshta nga pretendimet për titullin kampion. Kësisoj një ditë pashumbjes në kampionat,  68 vjecari i stolit të Kukësit, pas emërimit i ka të qarta synimet deri në fund të garës.  – “Presidenti Gjici më komunikoi të ndryshoja pozicion, nga Drejtor Teknik të merrja përsipër rolin e trajnerit dhe e pranova ofertën e tij sepse unë jam i çmendur pas futbollit dhe jam gjithashtu gati për ta mbuluar më së miri këtë detyrë. Koha do të tregojë nëse do të jem i suksesshëm ose jo, por unë besoj se do të jem i suksesshëm”.  Radanoviç  prej një muaji ndodhet në Kukës, ku mbante postin e drejtorit teknik. Ai pranon se ka arritur të krijojë një përshtypje për lojën në vendin tonë dhe për skuadrën e Kukësit mbi të gjitha. Për ndeshjen e fundit me Skënderbeun, ai deklaron se ekipit i mungoi mbi të gjitha qetësia. -“Jam këtu prej një muaji dhe e kam krijuar një përshtypje për futbollin shqiptar. Mbi të gjitha për Kukësin, të cilin mendoj se e kam ndihmuar jo pak me analizat e mia. Skuadra këto kohë ka qenë nën presionin e rezultatit dhe fakti që kemi pasur një grup që kurrë nuk ishte shpallur kampion nuk e ka bërë ekipin të jetë i qetë. Ndaj Skënderbeut lojtarët nuk përballuan dot nervozizmin dhe të gjithë e pamë që atë ndeshje e humbëm pikërisht prej mungesës së qetësisë. Më vjen që ndodhi kështu, sepse e di që ky titull do të thoshte shumë për të gjithë, nga presidenti e deri te tifozët”. Në stolin e Kukësit Radanoviç pranon se pas këtij sezoni ka gjasa që vendin t’ia lërë patriotit të tij, Ivan Gvozdenoviç, që mban aktualisht postin e ndihmës-trajnerit. – “Nëse Gvozdenoviç do të bëhej trajner në të ardhmen do të isha dakord, madje do të ndihesha i lumtur, por për momentin duhet të mendojmë për atë që në pret në mbyllje të këtij sezoni. Pastaj unë kam ardhur këtu që të ndihmoj Gvozdenoviçin që të bëhet një trajner i mirë”.  Mbi objektivat e Kukësit në merkaton për sezonin e ardhshëm dhe mbi idetë e Radanoviç që të përforcojë ekipin, ai thekson. – “I rëndësishëm do të jetë afrimi i lojtarëve që kanë fituar më parë titullin kampion por gjithashtu dhe futbollistëve të talentuar, me të cilët do të punojmë. Gjithsesi duhet të bisedojmë dhe me presidentin. Nëse do të kemi mbështetjen e tij gjërat do të jenë më të thjeshta”. Ndeshja e parë e Radanoviç si trajner do të jetë këtë fundjavë përpara publikut të tij, me Kukësin që do të presë në shtëpi Apoloninë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?