Serbi-Shqipëri, Apeli mblidhet nesër me tre opsione në tavolinë, lobi serb “pushton” Nionin
në tavolinë Serbisë , por edhe iu hoqën tre pikë serbëve prej organizimit të dobët të ndeshjes, pas aepilit mundësitë tani janë: Të anulohet vendimin e parë, duke i dhënë fitoren Shqipërinë 3-. Rezultati nuk ndryshon dhe Serbisë mund t’i rikthehen tre pikët që iu hoqën, ose opsioni i tretë është që të luhet sërish ky takim, në një fushë neutrale. Të gjitha këto opsione janë në tryezën e anëtarëve të komitetit ligjor të Apelit.
FSHF që përfaqëssohet nëpërmjet tre studiove (shqipe, zvicerane dhe angeze), kërkon të ndryshojë vendimin e shkallës së parë (24 tetor), në Apel, që do të mbahet më 2 dhjetor në Nion të Zvicrës. Mbrojtja ligjore e palës shqiptare këtë herë do të dëgjohet nga anëtarët e Komitetit për Ankesave, si dhe do të dëshmojnë përfaqësuesit e UEFA, që ishin të pranishëm në Beograd, në mbrëmjen e 14 tetorit.
Në raportin e tij, gjyqtari anglez Atkinson Frohlisch ka qenë më shumë negativ. Ai shkroi se kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, pas ndërprerjes sëë ndeshjes ka folur në emër të ekipit dhe është shprehur se kuqezinjtë nuk janë me në gjendje për të rifilluar ndeshjen, për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike që u ushtrua, pas asaj që ndodhi në stadiumin e Beogradit. Por çuditërisht, të dy këta zyrtarë kanë shtuar në raportin që ekipi shqiptar “refuzoi të kthehet në fushë”, çka u interpretua nga UEFA si penalizim për t’i dhënë fitoren 3-0 në tavolinë Serbisë. Dhe këtu lind diskutimi që është analizuar edhe nga Apeli. Siç ka deklaruar vetë Cana dhe zyrtarë të lartë të FSHF, Shqipëria kurrë nuk u pyet nga arbitri i ndeshjes për t’u kthyer në fushë dhe për shkak të situatës së krijuar, ata nuk kanë pasur mundësi të artikulojnë ndonjë refuzim përfundimtar.
I vetmi që nuk ka shkruar për refuzim, ashtu si deklaratat e Canës, ishte delegat i ndeshjes, holandezi Harry Been. Asnjëherë holandezi nuk u ka shkruar se shqiptarët kanë refuzuar për të ri-hyrë në fushë. Në raportin e tij, delegati holandez theksoi se flamuri i NATO-s, në minutën e ‘14 është djegur, ndërsa bie shumë në sy dy pika që rëndojnë mbi federatën serbe, stadiumi dhe gjendja e sigurisë brenda tij, si dhe futja e tifozëve në fushë. Në favor të ekipit tonë shkon edhe deklarata e zyrtarit të sigurisë, Vincent Egbers, të cilin UEFA e kishte dërguar në Beograd, për ndeshjen e 14 tetorir. Raporti i tij “ngel në klasë” palën serbe, në lidhje me sigurinë në stadium. Me foto të ilustruar në raportin e tij, Egbers shkroi se siguria në stadium ishte shumë i dobët, kurse policia dhe forcat e sigurisë kanë qenë shumë pasivë për të parandaluar futjen e tifozëve në fushë dhe pastaj për t’i ndalur ata që të mos sulmonin futbollistët e Shqipërisë. Ai përshkruan edhe hedhjen e objekteve të forta nga tifozët në fushë gjatë gjithë lojës, ndërsa sjellja dhe thirrjet e tyre janë konsideruar “shumë të këqiaj dhe agresive”.
Në këtë pikë synon t ë fokusohet këtë të martë, mbrojtja e federatës shqiptare. Më shumë se një herë Presidentit FSHF-së, Armando Duka përsëriti se institucioni i futbollit shqiptar kërkon që drejtësia të vihet në vend, dhe kjo ndodh vetëm në rast se Shqipërisë i rikthehen 3 – pikët. Në rast se Apeli dështon për të ndryshuar vendimin, kërkesa e palës shqiptare është e destinuar për të shkuar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, ku do të duhen muaj për shqyrtimin e tij dhe për të marrë një vendim përfundimtar. Por çështja është se tani në apel, po luan sërish rol “lobi” serb. Gazeta "Veçernje Novosti", ka shkruar se federata serbe është hedhur në një sulm diplomatik, në Nion, para gjyqit. Sekretari i Përgjithshëm Zoran Lakoviç do të jetë i pranishëm në Zvicër, në zyrat e UEFA-s dhe avokatët serbë kanë përgatitur një mbrojtje shumë të mirë nga e cila ata presin një rezultat pozitiv. Ata do të hedhin fakte të reja mbi tryezë, të panjohura deri tani dhe do të kërkojnë, ose anulimin e vendimin që i hoqi 3 – pikë Serbisë, ose ripërsëritjen e ndeshjes pa tifozë. Por për të gjitha këto, vendoset nesër. Në sondazhet e hapura, ka pak gjasa që UEFA të ndryshojë vendimin. Në rast se e ndryshon, me shumë mundësi, takimi do të riluhet. Rikthimi i tre pikëve në favor të Shqipërisë shihet si opsioni i fundit dhe më pak i mundhshëm.
KOHA JONË SONDAZH

