Serbi-Shqipëri, huligani Bogdanov gjen një arsye: Ja pse u futa në fushë!
Huligani serb, Ivan Bogdanov, ka treguar arsyen se pse vendosi të futej në fushë gjatë ndeshjes së 14 tetorit, e vlefshme për eliminatoret Euro 2016, që u zhvillua ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë. Bogdanov është shpallur në kërkim prej disa muaj nga policia, pas incidentit të ndodhur në stadiumin e Partizanit të Beogradit, megjithatë mediat e kanë gjetur atë dhe i kanë marrë një prononcim për ndeshjen. – “Kisha një arsye që u futa në fushë. Unë doja që të heqja dronin me flamurin e Shqipërisë së Madhe. Nuk mund të duroja dot dhe këtë nuk e bërë askush tjetër deri në ato momente”, deklaroi Bogdanov, për ‘Kurir’. Ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë ishte ndërprerë në ato momente, kur ende nuk kishte përfunduar pjesa e parë e lojës, por më pas Bogdanov me shokë u futën në fushë për të sulmuar lojtarët e kombëtares shqiptare, duke bërë që ndeshja të ndërpritet. Megjithatë, UEFA nuk e mori parasysh rolin e Bogdanov, i njohur për trazira edhe në një ndeshje eliminatore mes Italisë dhe Serbisë, por ia dha rezultatin 3-0 në tavolinë Serbisë, me motivin se Shqipëria braktisi ndeshjen. Shqipëria, pas këtij vendimi absurd, e ka çuar ndeshjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.
KOHA JONË SONDAZH

