Serbi-Shqipëri, ndeshje me rrezik të lartë: FSS publikon masat strikte të sigurisë për sfidën e 11 tetorit

Sfida e 11 tetorit mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, është cilësuar si një ndeshje me rrezikshmëri të lartë nga autoritetet serbe.

Pikërisht për këtë arsye, takimi është spostuar në Leskovac, ndërsa Federata Serbe e Futbollit (FSS) ka njoftuar masa të forta sigurie për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Në një komunikatë zyrtare, FSS thekson se biletat janë të personalizuara dhe hyrja në stadium do të jetë e mundur vetëm nëse emri në biletë përputhet me dokumentin e identifikimit të tifozit. Gjithashtu, kontrollet do të jenë të shumëfishta dhe të rrepta.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për shkak të nivelit të lartë të kontrollit, të gjitha çakmakët, monedhat metalike dhe objektet e forta do të konfiskohen në hyrje. Kontrolli do të kryhet në dy pika, ndaj tifozët me bileta të vlefshme ftohen të vijnë herët për të shmangur vonesat në fillim të ndeshjes”, thuhet në njoftimin e Federatës Serbe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Institucioni më i lartë i futbollit në Serbi nënvizon se siguria e lojtarëve, zyrtarëve dhe tifozëve mbetet prioritet absolut, ndërsa paralajmëron se çdo tentativë për provokim apo prishje të rendit do të ndëshkohet menjëherë.

“FSS dhe autoritetet shtetërore nuk do të lejojnë asnjë incident që mund të rrezikojë zhvillimin e ndeshjes apo të sjellë pasoja sportive dhe financiare për përfaqësuesen dhe shtetin e Serbisë. Të gjitha agjencitë ligjzbatuese do të reagojnë profesionalisht dhe pa vonesë ndaj çdo shkeljeje të rendit publik,”  shtohet më tej në deklaratë.

Në fund, Federata serbe ka falënderuar tifozët për mirëkuptimin dhe u ka bërë thirrje që ta mbështesin kombëtaren e tyre në mënyrë sportive, dinjitoze dhe paqësore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?