Serbia rifillon kampionatin, por me një format të ndryshëm
Federata Serbe ka vendosur për rifillimin e kampionatit të futbollit. Shumica e klubeve ka votuar për të rikthyer turneun, por me një format ndryshe.
Do të luhen katër ndeshjet e mbetura të sezonit, pa playoff dhe playout. Kampionati do të rinisë më 30 maj dhe java e fundit do të jetë 20 qershori.
Në Serbi, që prej kohës së fillimit të pandemisë, janë prekur thuajse 10 mijë persona dhe kanë humbur jetën 200. Hungaria pritet që të rinisë gjithçka, me dyer të mbyllura, në datën 20 maj.