Serbia zbulon listën e lojtarëve ndaj Shqipërisë, nuk mungojnë emrat e njohur
Serbia ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e para të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, ku sfida hapëse do të jetë më 7 qershor ndaj Shqipërisë në Tiranë, ndërsa tri ditë më vonë, më 10 qershor, serbët do të presin Andorrën në qytetin e Leskovcit.
Trajneri Dragan Stojković ka përzgjedhur 25 futbollistë për këtë grumbullim, ndërsa ka lënë jashtë emra si Ivan Ilić, Mirko Topić, Petar Stanić dhe Milutin Vidosavljević nga lista e gjerë paraprake.
Lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:
Portierë:
Predrag Rajković (Al Ittihad)
Đorđe Petrović (Strasbourg)
Aleksandar Jovanović (Partizani)
Dragan Rosić (Vojvodina)
Mbrojtës:
Nikola Milenković (Nottingham Forest)
Strahinja Pavlović (Milan)
Strahinja Eraković (Zenit)
Srđan Babić (Spartak Moskë)
Nemanja Stojić (Maccabi Tel Aviv)
Jan Karlo Simić (Anderlecht)
Aleksa Terzić (RB Salzburg)
Kosta Nedeljković (RB Leipzig)
Mesfushorë:
Saša Lukić (Fulham)
Nemanja Gudelj (Sevilla)
Nemanja Maksimović (Panathinaikos)
Andrija Živković (PAOK)
Lazar Samardžić (Atalanta)
Aleksandar Katai (Crvena Zvezda)
Uroš Račić (Braga)
Stefan Mitrović (Leuven)
Andrija Maksimović (Crvena Zvezda)
Sulmues:
Aleksndar Mitrović (Al Hilal)
Dušan Vlahović (Juventus)
Luka Jović (Milan)
Nikola Štulić (Charleroi)
Serbia bën pjesë në Grupin K, së bashku me Shqipërinë, Andorrën, Anglinë dhe Letoninë. E gjithë vëmendja është te dueli kundër Kombëtares sonë, që ka një peshë të madhe edhe emocionale.
KOHA JONË SONDAZH

