Sergio Aguero, është përfshirë në një aksident automobilistik përpara sfidës së kësaj fundjave me Crystal Palace. Sulmuesi argjentinas nuk ka pasur ndonjë lëndim, por “Range Rover” i tij 150.000 stërlinash ka mbetur deri diku i shkatërruar.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë rrugës që ai po shkonte në stërvitje, duke u përplasur me një tjetër mjet. Kjo nuk është hera e parë që Aguero përfshihet në një aksident dramatik automobilistik. Dy vite më parë, ylli i “qytetarëve” pa vdekjen me sy, por fatmirësisht mbeti vetëm me brinjë të thyera.


