Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sergio Kalaj, shtatlarti kuqezi që synon të luajë në ekipin e parë të Lazios

Sporti E hënë, 17 Gusht 2020 12:10
Sergio Kalaj, shtatlarti kuqezi që synon të luajë në ekipin e parë të Lazios
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sergio Kalaj është nga futbollistët më premtues të brezit të tij. Ai luan si qendërmbrojtës dhe aktualisht është pjesë e Kombëtares U-21, ku ka bërë paraqitje të mira dhe pret të bëjë hapin e madh në karrierë. Qoftë me Kombëtaren, apo edhe me klubin. Shtatlarti i rritur në Itali është pjesë e ekipit të moshave të Lazios, ndërkohë që është grumbulluar edhe në disa takime me ekipin e parë, por duhet të presë ende për debutimin në skenën e madhe të futbollit italian, Serie A. Në intervistën për rubrikën “Talenti Shqiptar”, Kalaj tregon pasionin e tij për futbollin dhe emocionet që ka përjetuar kur ka debutuar me fanellën kuqezi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

– Si lindi dëshira dhe pasioni për futboll?

Mund t'ju interesojë

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Para 7 orësh
Juventus shmang turpërimin në Europa League, barazon ndaj Rennes

Juventus shmang turpërimin në Europa League, barazon ndaj Rennes

Para 9 orësh
Arsenali përgatit 60 shkurtime pune edhe pse fitoi Premier League

Arsenali përgatit 60 shkurtime pune edhe pse fitoi Premier League

Para 15 orësh

Dashurinë e madhe për futbollin ma ka trashëguar im atë. Ai gjithmonë ka dashur të bëhej futbollist, por jeta nuk ia dha mundësinë. Që kur isha i vogël më ka folur për futbollin dhe dëshira ime e madhe, sa herë prekja topin me këmbë ishte që të bëhesha futbollist profesionist, jo vetëm për vete, por edhe për të, për t’i plotësuar në një farë mënyrë ëndrrën që ai nuk arriti ta realizojë dot vetë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

– Cili ishte njeriu i parë që të afroi me këtë sport dhe besoi te ti?

Siç e thashë, im atë më ka afruar me këtë sport. Falë tij, unë jam ky që jam sot, pasi që kur isha i vogël, ai jo vetëm më fliste, por më ndiqte kudo ku unë stërvitesha dhe ka besuar shumë tek unë.

– Si është marrëdhënia jote me grupin dhe trajnerin?

Raporti me ekipin kombëtar është i shkëlqyer, si me shokët e skuadrës ashtu edhe me trajnerin, i cili më jep gjithmonë këshilla që të përmirësohem. Edhe tek ekipi i Lazios, si skuadër kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe ndjehem si në shtëpinë time. Në fakt, me ngjyrat bardhekaltër kam një lidhje të veçantë, pasi e gjithë familja ime dhe kushërinjtë e mi mbështesin ekipin lacial.

– Si e përjetove momentin kur more ftesën e parë nga kombëtarja?

Kur më erdhi ftesa për të qenë pjesë e kombëtares, t’ju them të drejtën nuk e besoja dot. Ishte një ditë shumë e veçantë për mua. Pastaj, debutimi me kombëtaren ishte një moment tjetër i veçantë dhe në fakt e konsideroj si një moment krenarie, të cilin nuk do ta harroj kurrë në jetë.

– I rishikon ndeshjet e tua pasi luan? Dhe nëse po, çfarë i thua vetes?

Shoh çdo ndeshje që luaj, si të kombëtares, ashtu edhe të klubit, pasi e shoh të nevojshme. Për moshën që kam, mendoj se duhet të shikoj çdo ndeshje, për t’u përmirësuar në ndeshjet e ardhshme.

– Cili ka qenë momenti apo episodi më i lumtur në karrierën tënde deri tani?

Nuk mund të them se kam vetëm një episod apo moment të lumtur, pasi unë konsideroj si moment të lumtur çdo herë që grumbullohem me kombëtaren dhe mbaj veshur fanellën kuqezi. Gjithashtu, edhe kur grumbullohem me skuadrën e parë te Lazio, jam pafundësisht i lumtur, pasi mësoj shumë nga ata.

– Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?

Më shumë se sa unë, familja ime ka sakrifikuar për mua, pasi kanë bërë gjithçka që unë të jem këtu ku jam sot. Shpresoj që një ditë t’i bëj krenar dhe t’i kthej gjithçka përmes futbollit.

– Çfarë synimi ke për të ardhmen?

Dua që të përmirësohem çdo ditë e më shumë në mënyrë që të bëhem një futbollist sa më i mirë. Ëndrra më e madhe që kam është të bëhem titullar me ekipin e Lazios dhe me kombëtaren shqiptare.

– Cila është këshilla më e vyer që ke marrë dhe nga kush?

Kam marrë shumë këshilla në fakt, që nga lojtarët e skuadrës së parë tek ekipi i Lazios, ashtu edhe nga misterat, e Lazios dhe Shqipërisë. Nuk mund të lë pa përmendur edhe këshillat e çmuara që kam marrë nga ish-futbollisti i kombëtares sonë, Igli Tare.

– Cili është idhulli yt në kombëtaren ideale?

Idhulli im është Lorik Cana. E kam admiruar gjithnjë për lojën që ka bërë dhe kam pasur edhe fatin ta njoh jashtë fushe.

Etiketat e lidhura

Sergio Kalajtalenti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 7 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 8 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 8 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 8 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 11 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 12 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.