Sergio Ramos i përgjigjet Pique-s: I sugjerojë të rishohë sfidën me PSG-në

Mbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique reagoi mbrëmë me anë të një postimi në Twitter duke ironizuar gabimet e gjyqtarit Kassai në sfidën e Realit ndaj Bayernit.

Ai ka marrë një përgjigje të menjëhershme nga Sergio Ramos pas ndeshjes, i cili i ka kujtuar sfidën me PSG-në.

“I sugjeroj Pique-s të rishohë ndeshjen ndaj PSG-së dhe të shohim nëse më pas do të mendojë njësoj… Shpresojmë që Barcelona të kalojë Juventus-in në ndeshjen e kthimit për të parë nëse ata kanë ndonjë favor. Ne e kaluam provimin tonë, tani e kanë radhën të tjerët”, ka thënë mbrojtësi spanjoll për mediat vendase.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?