Sergio Ramos “përjetëson” Michael Jackson

Ylli i Real Madrid dhe i kombëtares së Spanjës, Sergio Ramos, është shfaqur së fundmi me një “tattoo” të ish këngëtarit të famshëm të muzikës pop, Michael Jackson. Tatuazhin ai e ka vizatuar në njërin parakrah, ndërkohë që në këmbët e tij janë tatuazhe të tjerë që tregojnë trofetë e fituara të Kupës së Botës me Spanjën dhe të Champions League me Real Madrid.  Jackson, i cili vdiq në vitin 2009, është shfaqur me këngën “Smooth Criminal” kur ai ishte filmuar gjatë videos muzikore, ndërsa  Ramos, siç duket, idhullin e tij kërkon ta përjetësojë me anë të këtij tatuazhi. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?