Sergio Ramos zgjedh klubin e ri, është një skuadër në Meksikë

Sergio Ramos, duket se do të nisë një aventurë të re, pas gjashtë muajsh pa ekip pasi skadoi kontrata e tij me Sevilla. Karriera e mbrojtësit spanjoll, tashmë në moshën 38-vjeçare, do të vijojë me shumë gjasë në Meksikë.

Së fundmi, u raportua se Boca Juniors e kontaktoi për një transferim, por bisedimet nuk patën sukses. Ramos sakaq mendohet të ketë arritur një marrëveshje me Rayados de Monterrey në Meksikë.

Sipas “El Chiringuito”, transferimi është në fazën përfundimtare, ku po zgjidhen detajet e fundit të marrëveshjes. Ramos do të mbajë numrin 93 në fanellë, një homazh për Real Madridin dhe golin e tij në minutën e 93-të në finalen e Ligës së Kampionëve 2014 kundër Atlético.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri i klubit meksikan, ish-mbrojtësi argjentinas, Martin Demichelis tha për Mundo Deportivo se ishte i entuziazmuar për mundësinë e transferimit të një lojtari si Ramos.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?