Seria A “komandohet” nga Fiorentina, “shkatërrohet” Milan
Një mbrëmje historike për Napolin që në “San Siro” shpartalloi Milan, në një natë tjetër makthi për kuqezinjtë. Napoli fitoi me rezultatin e thellë 4-0, në takimin e vlefshëm të Seria A, për javën e 7-të. Një leksion i pastër nga të besuarit e trajnerit Sarri, në radhët e së cilëve spikat edhe talenti i kombëtares sonë, Elseid Hysaj. Napoli e mbylli pjesën e parë në avantazh me golin e Alan. Miqtë e gjetën edhe tre herë rrjetën në pjesën e dytë, falë dopietës së Insinje dhe autogolit te Rodrigo Elo. Nga ana tjetër Fiorentina mundi Atalantën 3-0, duke mbajtur kryesimin e rëenditjes, në kuotën e 18 pikëve. Ne Artemio Franki gjithçka u zgjidh ne pjesën e pare. Paleta la skuadrën e tij me 10 lojtarë që në 5’, pasi shkaktoi një penallti pas ndërhyrjes ndaj Blazikovski. Nga pika e bardhë Iliçiç kaloi në avantazh Fiorentinën. Në 34’, Borja Vlero dyfishoi rezultatin, ndërsa ne fund te takimit Verdu vulosi rezultatin 3-0. Për skuadrën e Paolo Souzës kjo ishte fitorja e 6-të, në 7 takime të Seria A.
Seria A/Java e 7-të
3 tetor
Carpi-Torino 2-1
Chievo-Verona 1-1
4 tetor
Empoli -Sasuolo 1-0
Milan-Napoli 0-4
Fiorentina-Atalanta 3-0
Juventus -Bologna 3-1
Lazio -Frosinone 2-0
Sampdoria-Inter 1-1
Palermo -Roma 2-4
KLASIFIKIMI N Gv P
1 Fiorentina 7 +10 18
2 Inter 7 +2 16
3 Lazio 7 -1 15
4 Roma 7 +8 14
5 Torino 7 +4 13
6 Napoli 7 +9 12
7 Chievo 7 +6 12
8 Sassuolo 7 +2 12
9 Sampdoria 7 +3 11
10 Atalanta 7 +0 11
11 Milan 7 -5 9
12 Juventus 7 +1 8
13 Palermo 7 -3 7
14 Udinese 7 -3 7
15 Genoa 7 -3 7
16 Empoli 7 -4 7
17 Carpi 7 -8 5
18 Hellas Verona 7 -4 4
19 Frosinone 7 -6 4
20 Bologna 7 -8 3
KOHA JONË SONDAZH

