Seria A/ Napoli i Allegrit ngec edhe ndaj Fiorentinës

Napoli i Massimiliano Allegrit nuk shkon përtej barazimit 1-1 ndaj Fiorentinës së Paolo Vanolit, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të Serie A, të zhvilluar në “Franchi”.

Presioni i napolitanëve në pjesën e parë do të shpërblehej. Nga një goditje këndi e ekzekutuar nga Politano, Gilmour goditi bukur fluturimthi dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë Napolit avantazhin 1-0. Skema nga goditja standarde ishte përgatitur në stërvitje dhe, sipas Politano, meritë kishte edhe zëvendësi i Allegrit, Landucci.

Para pushimit, Olivera pati edhe një mundësi tjetër për të dyfishuar shifrat, por pa sukses. Fiorentina u rikthye në lojë në minutën e 51-të. Jimenez goditi me të djathtën dhe devijimi i Marin ndryshoi trajektoren e topit, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e Milinkovic-Savicit. Rezultati u barazua në 1-1.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund, edhe Napoli pati mundësitë e veta për të marrë tre pikët. De Gea u tregua vendimtar ndaj goditjes së Neres dhe më pas ndali edhe një goditje me kokë të Favasulit. Në fund, Fiorentina dhe Napoli ndanë nga një pikë, me rezultatin 1-1. Napoli shkon në kuotën e 7 pikëve, ndërsa Fiorentina arrin në 4 pikë. Me këtë barazim, skuadra e Allegrit mbetet gjashtë pikë larg kreut të renditjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?