Seria A/ Nëntë gola në “Artemio Franchi”, Fiorentina mposht Interin
Fiorentina dhe Interi kanë dhuruar spektakël në “Artemio Franchi”, në një sfidë ku u shënuan plot nëntë gola.
Interi është treguar i pafuqishëm ndaj Fiorentinës, duke humbur me rezultatin 5-4.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të Interit, ku autorët e golave ishin Icardi dhe Perisiç ndërsa për Fiorentinën shënoi Vecino.
Por gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë, ku vendasit arritën të shënojnë katër gola të shpejtë, me anë të Astori, Vecino, dhe Babacar që shënoi një dy golësh, ndërsa për Interin shënoi dy herë Icardi që ishte autori i tre golave në këtë takim.
Me këtë fitore Fiorentina ngjitet në kuotën e 52-pikëve, katër pikë më pak se Interi që është në kuotën e 56-pikëve.
KOHA JONË SONDAZH

