Seria A, sot Juve-Milan, e ndjekin 2 miliardë njerëz në botë
Juventus-Milan mbetet si gjithmonë, edhe kur nuk rivalizojnë për titull në Seria A, një nga sfidat më të ndjekura në botë. Sipas shifrave që ofrojnë media italiane, dueli i sotëm mes tyre do të transmetohet në 200 shtete të ndryshme të botës dhe pritet të prekë një audiencë prej afro 2 miliardë sportdashësish. Për më shumë, në stadium do jenë prezentë mbi 50 gazetarë të televizioneve më të mëdha të globit, përveçse 100 fotografë dhe po kaq kamera. Juventus luan brenda në fushën e tij dhe kërkon fitoren, që të jetë më i sigurtë në udhëtimin drejt titullit kampion, ndërsa Milan shpreson ende për një vend në zonën e Champions League. Një javë më parë Milan fitoi 3-1 ndaj Parmës dhe iu largua disi krizës që e kishte mbërthyer pas disa rezultateve negative. Sakaq, Juve la dy pikë në Udine një javë më parë dhe nëse sot në mbrëmje nuk do të fitojë krye-ndeshjen e javës në Seria A, mund të përfitojë Roma e vendit të dytë. Klasifikimi i Seria A, pas javës së 21-të: Juventus 50 pikë, Roma 43, Napoli 39, Lazio 34, Sampdoria 34, Fiorentina 32, Palermo 30, Milan 29, Genoa 29, Torino 28, Sassuolo 28, Udinese 28, Inter 26, Verona 24, Atalanta 23, Empoli 20, Cagliari 19, Chievo 18, Cesena 15, Parma 9 pikë
Seria A
Java e 22-të/ Sot
18:00 Verona – Torino
20:45 Juventus – Milan
Nesër
12:30 Fiorentina -Atalanta
15:00 Cagliari – Roma
15:00 Empoli – Cesena
15:00 Parma – Chievo
15:00 Napoli – Udinese
15:00 Sampdoria -Sassuolo
20:45 Inter – Palermo
Të hënën
20:45 Lazio – Genoa
KOHA JONË SONDAZH

