Seria B: Hyn në fuqi kartoni jeshil

15 janari shënon datën në të cilën merr jetë projekti që ishte paralajmëruar që në fillim të sezonit futbollistik të Serisë B italiane.

Ai që konsiderohet si kartoni i së mirës do të ketë ngjyrën jeshile, pikërisht si një dritë që në fund të 90 minutave do ti caktohet nga arbitri dhe këshilltarëve të tij një lojtari, trajneri apo kujtdo drejtuesi sportiv që do të zbatojë me ndërgjegje Fair Playn.

Inisiativa e ligës B e drejtuar nga Andrea Abodi në bashkëpunim me Aia-n, shoqatën italiane të arbitrave, ka një vlerë tërësisht simbolike me qëllimin për të nderuar dhe vlerësuar gjestet jo të zakonshme por speciale që përkthehen në shembuj shumë pozitiv për futbollin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Projekti gjithashtu synon të sjellë në vëmendjen e të gjithë sportdashësve tematika delikate që kanë një ndjeshmëri të lartë në futboll, si respekti, kultura sportive dhe përgjegjshëmria sociale. Ndeshja e parë, e cila do të shohë aplikimin e këtij kartoni, do të jetë pikrisht ajo mes e Specias me Barin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një prej drejtuesve të Serisë B do t’i dorëzojë në fund të këtij takimi kartonin jeshil kujtdo që gjatë kësaj ndeshjeje do të manifestojë Fair Playn në fushë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?