Formacionet/ Milani në testin e parë për vitin 2026, sfidon pas pak Cagliarin
Në kuadër të javës së 18-të të Serie A, Cagliari pret Milanin sonte në orën 20:45. Për këtë ndeshje, janë publikuar formacionet zyrtare, ku konfirmohet prania e Kilicsoy për Cagliarin, ndërsa Pavlovic dhe Pulisic do të jenë në stol për Milanin. Rafael Leao është në gjendje të mirë dhe do të luajë.
Trajneri i Milanit, Allegri, ka një histori me Cagliarin, duke qenë lojtar (1993-95) dhe më pas trajner për gati dy sezone, para se të shkarkohej në javën e 33-të të sezonit 2009-10.
Milani shkon në këtë ndeshje me një statistikë mbresëlënëse, duke qenë i pamposhtur në 14 ndeshjet e fundit kundër Cagliarit në Serie A, me 10 fitore dhe 4 barazime. Gjithashtu, kuqezinjtë kanë humbur vetëm një nga 20 ndeshjet e tyre si mysafirë kundër Cagliarit që nga fillimi i viteve 2000, duke regjistruar 12 fitore dhe 7 barazime.
Nuk ka lojtarë të pezulluar nga të dyja skuadrat, por Sebastiano Esposito dhe Prati nga Cagliari, si dhe Tomori nga Milani, janë në rrezik kartoni. Ndeshja do të arbitrohet nga Rosario Abisso, i asistuar nga Luigi Rossi dhe Claudio Barone, me Matteo Marchetti si arbitër të katërt. Në VAR do të jetë Giacomo Camplone, ndërsa asistenti i VAR-it Marco Di Bello.
KOHA JONË SONDAZH

