Serie A mes dyshimeve: Tamponët, stadiumet, protokolli

Kampionati Italian i futbollit do duhet ende të konsumojë finalen e sezonit por ndërsa serie A po i jep formë renditjes përfundimtare, kanë nisur edhe diskutimet për sezoni e ri. Në një nga vendet më të prekura nga pandemia po diskutohet shumë këto javë për tamponët dhe frekuencën që do duhet ti nënshtrohen lojtarët dhe stafi.

FIGC në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë italiane po harton një protokoll të ri pasi alarmi i ngritur nga presidenti i Federatës, Gravina për kampionatin e ardhshëm nuk kaloi pa u vënë re. Rregulli i tamponëve çdo 4 ditë nuk është më i praktikueshëm por ky është vetëm një prej dyshimeve për rinisjen që pritet të ketë edhe një datë të saktë, 12 Shtatorin.

Ministri i Sporteve Spadafora ka kërkuar një protokoll që përfshin edhe tifozët në stadium duke nisur nga muaji Tetor, por mbetet për tu parë sesa e realizueshme do jetë kjo në serinë A. Zyrtarët e qeverisë kanë kërkuar tampon për futbollistët dhe stafin çdo 7 ditë, për të zbuluar në kohë personat e infektuar, në një nga ligat më të ndjekura të planetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?