Sevilla fiton me përmbysje finalen ndaj Interit, rrëmben për herë të 6-të Europa League (VIDEO)

Sevila, ekipi spanjoll triumfoi në finalen ndaj Interit në shifrat 3-2, duke rrëmbyer për herë të 6-të këtë trofe. Sfida nisi në mënyrën më të mirë për skuadrën italiane që do të fitonte një penallti që në minutën e 5-të dhe që do të kthehej në gol nga Lukaku. Reagimi i Sevilla ishte i menjëhershëm.

Luuk de Jong ishte në një mbrëmje fantastike pasi barazoi, ndërkohë që në të 33-ën ai përsëri realizoi një gol shumë të bukur me kokë. Me të njëjtën monedhë ju përgjigj edhe Interi, që realizoi një gol të ngjashëm me Godin vetëm dy minuta më pas. Pra 2-2, pjesa e parë.

Image

Pas një pjese të parë me shumë gola dhe emocione, në pjesën e dytë të dyja skuadrat krijojnë raste me pikatore. Lukaku shpërdoroi një shans të mirë përballë portierit Bono.

Në minutën e 74-të, Diego Carlos godet me roveshatë brenda zonë, teksa Lukaku e shtyn topin gabimisht në rrjetën e portës së tij. Skuadra e Lopeteguit administroi më së miri avantazhin, duke rrëmbyer për herë të 6-të trofeun e Europa League, një rekord në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm për klube. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP