Sevilla fiton me përmbysje ndaj United dhe shkon në finalen e Europa League (VIDEO)

Sevilla është skuadra e parë finaliste e këtij edicioni në Europa League. Suadra spanjolle triumfoi 2-1 me përmbysje ndaj United, që do ta nisin më mirë ndeshjen.

Në minutën e 7-të, Rashford fitoi një penallti pas një ndërhyrje të ashpër brenda zonës. Nga pika e bardhë, Bruno Fernandes do të arrinte që ta dërgonte topin në rrjetë. Sevilla reagpo mjaft mirë, duke arritur që të barazonte. Në minutën e 26-të, pas një aksioni të gjatë mbrojtësit e “Djajve të Kuq” harrojnë të vetëm Suso-n, në zonë, i cili nuk fal me të majtën.

Sevilla luajti më mirë në fraksionin e dytë, duke e kërkuar më me ngulm avantazhin, i cili do të vinte vetëm në fundin e ndeshjes. Pas një aksioni fantastik nga krahu i djathtë, de Jong, është në kohën dhe në vendin e duhur për ta shtyrë “sferën” në fundin e rrjetës. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP