Sezoni i ri, Lewis Hamilton shfaqet si kampion i shpejtësisë (Foto)
Piloti 30-vjeçar, i cili është kampioni në fuqi i botës në Formula 1, tregoi në rrjete sociale, “Facebook” dhe “ Twitter” para fansave etjen e tij të madhe për të ecur shpejt me makina, teksa pozoi me një makinë shpejtësie, në këto kohë pushimesh kur pritet të nisë sezoni i ri i Formula 1. Hamilton iu dhuroi ndjekësve më të afërt një foto ku shfaqej i gëzuar dhe krenar me makinën e tij një-vendëshe, “AMG Zonda”. Kjo makinë kushton rreth 2 mln euro dhe ka një shpejtësi mesatare, me rreth afro 200 mph. Hamilton u shpall Personaliteti i Sportit në Britani gjatë vitit që sapo u mbyll. Kampioni i Formula 1 ka qenë kohët e fundit në Paris ku ndoqi edhe ekspozitën e fundit të makinave, Louis Vuitton Menswear. Javës tjetër ai do të jetë në Jerez në testet e përgatitjeve për sezonin e ri, që të zbulojë edhe makinën e tij të re, Mercedes, me të cilën do të garojë, në garat e këtij viti. Hamilton do të ngasë makinën e re “W06”, me shokun e të skuderisë, Rosberg. Sezoni i ri i Formula 1 nis në mars, në Melbourne, teksa Hamilton synon të fitojë titullin e tretë kampion.
KOHA JONË SONDAZH

