Sezoni i ri në Bundesligë nis me gol për Edmond Kapllanin

Edmond Kapllanit i mjaftuan vetëm 4 minuta lojë për të zhbllokuar rezultatin në sfidën e raundit të parë eliminator të Kupës së Gjermanisë mes FSV Frankfurt dhe Dynamo-s së Berlinit, që garon në kategorinë e 4-wt të futbollit gjerman. Sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi nga pika e bardhë pas një 11-metërshi të akorduar nga gjyqtari kryesor i takimit. Pak minuta para se të mbyllej pjesa e parë Dedic realizoi të dytin për Frankfurtin, që pas këtij momenti mendoi më shumë për të mos pësuar gol. Edmond Kapllani qëndroi në fushë deri në minutën e 88, për t’u zëvendësuar nga Park.

Një start ky mjaft premtues për sulmuesin 33-vjeçar, që vazhdon të jetë në planet e De Biasit për eliminatoret e Shtatorit, pavarësisht se zgjedhje të para të italianit mbeten Cikalleshi dhe Balaj.

Edmond Kapllani është pjesë e kuqezinjve që nga viti 2004, teksa ka mundur të realizojë 6 gola në 41 ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?