Sfida me Poloninë, tranjeri Reja çudit me formacionin
Për shkak dëmtimesh, apo nga Covid-19, ekipi kuqezi vjen i cunguar dhe me shumë ndryshime në formacionin kundër Polonisë. Trajneri Reja si fillim ka bërë zgjedhjen e pritshme në prapavijë me Veselin në vend të Gjimshitit.
Në mesfushë është Ramadani që luan në vend të Gjasulës dhe në mënyrë të papritur është Roshi që luan në mesfushë në vend të Bajramit.
Në sulm është dyshja Uzuni-Manaj, me Brojën që përfundon përsëri në stolin e rezervave.