Sfidat e Superligës, Elbasani pret sot Vllazninë! Egnatia në fushë për të përfituar
Jemi në javën e 15-të të Superligës, dhe këtë të hënë në Elbasan do të luhet për kreun e Superligës, pasi do të presin në orën 19:00 Vllazninë. Kështu Elbasani udhëheq kampionatin me 1 pikë më shumë se shkodranët, të cilët në 3 ndeshjet e fundit kanë marrë 2 barazime dhe 1 humbje.
Flamurtari do të presë Dinamon që pak ditë më parë shkatërroi Tiranën në derbi. Të dy skuadrat po kalojnë një moment të mirë, pasi Flamurtari vjen pas fitores me Egnatian por i duhet vazhdimësi për t’iu larguar fundit.
Sfida tjetër luhet në Rrogozhinë me Egnatian që pret Vorën. Për kampionët në fuqi është një shans i artë për të marrë kreun në një kohë kur Elbasani dhe Vllaznia përplasen së bashku.
KOHA JONË SONDAZH

