
Ndeshja në “Allianz Arena” mes Bayern Mynihut dhe Arsenalit është e mbushur me histori. Harry Kane, një pretendent serioz për “Topin e Artë”, përballet me ish-rivalët e tij, Arsenalin, si një ish-lojtar i Tottenhamit.
Kjo sfidë përfshin edhe duelin interesant me Kai Havertz, sulmuesin gjerman të “Topçinjve”, si dhe takimet me shokët e kombëtares si Saka, Rice, Eze dhe Madueke.
Mbi të gjitha, është një përplasje mes futbollit spektakolar të Kompany-t dhe soliditetit pragmatik të Artetës. Pavarësisht ekuilibrit pothuajse total mes dy pretendentëve për titull, faktori Kane mund të bëjë diferencën vendimtare.
Marrë nga La Gazzetta dello Sport
