Shakira e Pique, vjen në jetë djali i dytë, quhet Sacha!

Këngëtarja dhe partneri i saj, futbollisti Gerard Pique bëhen sërish prindër të një djali. Ata e kanë quajtur dalin e dytë Sacha. Djali i tyre më  i madh Milan, sapo mbushi dy vjeç.  Këngëtarja e shquar nga Kolumbia ka lindur pak orë më parë, djalin e saj të dytë, të cilin çifti i famshëm do ta quajw Sacha. Shakira  lindi në të njëjtën klinikë ku lindi dhe djalin e parë Milan, “Quiron Teknon Hospital” në Barcelonë. Sipas lajmeve, këngëtarja kishte planifikuar të lindte me cezarian dhe ka lindur rreth orës 11.00 mbrëmë. Emri i të sapolindurit ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por pritet që prindërit të bëjnë një deklaratë gjatë ditës së sotme. Futbollisti Lionel Messi ishte ndër të parët që uroi çiftin, duke shkruajtur në Twitter: “Urime Shakira dhe Gerardpique, për lindjen e djalit.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?