Shalke 04 fiton betejën direkte me Gladbah, për një vend në Champions

Ekipet evropiane kanë nisur të bëjnë llogaritë për një vend në Cjampions League.  Ekipet gjermane, nisur nga dominimi i Bajernit të Mynihut, nuk kanë shumë pretendime për titull, por një vend në Champiopns League sezonin tjetër do të ishte ideale për disa prej tyre. Schalke 04 e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme pjesën e dytë të këtij sezoni  në Bundesligë. Skuadra e drejtuar nga Roberto Di Matteo arriti të fitojë 1-0 ndaj Borusia Moenchegladbach, në ndeshjen e parë të javës së 20-të në Bundesligë, duke u ngjitur në vend të tretë. Pas barazimit me Bajernin një javë më parë, blutë shfrytëzuan maksimalisht ndeshjen brenda në shtëpi, duke mundur një rival direkt për në garën për Champions. Një gol i Tranquillo Barnetës, në minutën e 10-të, vendosi fatet e këtij takimi dhe iu mjaftoi vendasve për të marrë rezultatin maksimal nga kjo sfidë.

 

Bundesliga

Swiss Digital Desktop Reklama

Java e 20-të/Dje

Swiss Digital Mobile Reklama

Schalke 04-Borusia M.    1-0

Sot

15:30 Këln  -Paderborn

15:30 Freiburg – Borusia D.

15:30 Mainz  -Hertha Berlin

15:30 Shtutgart- Bajern M.

15:30 Volfsburg – Hofenheim

18:30 Hamburg – Hanover

Nesër

15:30 Verder Bremen – Bajer Leverkusen

17:30 Augsburg  –  Eintracht Frankfurt

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?