Shaqiri del pozitivë me koronavirus, humbet sfidat me Spanjën dhe Gjermaninë

Xherdan Shaqiri ka rezultuar pozitiv me Koronavirus. Konfirmini vjen nga Federata Zvicërane e Futbollit. 28-vjeçari ishte grumbulluar me përfaqësuese helvete për ndeshjet e Nations League e tani duhet të qëndrojë në izolim.

Futbollisti nga Gjilani bëhet futbollisti i tretë i Liverpoolit i infektuar me COVID-19, pas Thiago Alcantaras dhe Sadio Manesë. Shaqiri ka luajtur një herë për “The Reds” në këtë sezon, në Carabao Cup ndaj Lincoln më 24 shtator.

Në deklaratën e Federatës Zvicërane të Futbollit, për rastin e Shaqirit shkruhet: “Po bëhen sqarimet e nevojshme me autoritetet lokale shëndetësore rreth mënyrës se si të procedohet”.

Në Zvicër, njerëzit duhet të qëndrojnë në izolim për të paktën 10 ditë nga momenti i shfaqjes së simptomave apo i vërtetimit të infektimit me Koronavirus. Zvicra ka programuar ndeshjen me Kroacinë të mërkurën, ndërsa më 10 dhe 13 tetor do të përballet me Spanjën dhe Gjermaninë në “Nations League”.

SHKARKO APP