Shaqiri i papërmbajtshëm, asist dhe supergol. “Goal.com” e përzgjedh në formacionin e javës (Video)
Sporti E Premte, 21 Maj 2021 06:31
Futbollisti me origjinë shqiptare që luan për kombëtaren e Zvicrës ishte lojtari i ndeshjes për Stoke City pasi para se të realizonte, dhuroi asisit në golin e parë. Ish-lojati i Interit nuk e mbylli këtu kontributin për shokët e skuadrës, por rastet e krijuara nga ai nuk gjetën finalizim nga pjesa tjetër e ekipit.
25 vjeçari në minutën e 80 vulosi takimin me rezultatin 3-1 kur nga jashtë zone lëshoi një silur me të majtën që bëri të padobishme hedhjen e portierit.
Goli dhe në përgjithësi loja e mirë e zhvilluar kanë bërë që faqja e madhe sportive “Goal.com” ta përfshijë shtatshkurtrin në formacionin e javës.

KOHA JONË SONDAZH

