Shaqiri kapet mat në jaht me 3 femra, por mediat angleze tallen me të
Xherdan Shaqiri nuk mundi të bëhej protagonist këtë sezon të Liverpooli, duke u aktivizuar vetëm në pak ndeshje, por futbollisti nga Gjilani së fundmi është kapur mat nën shoqërinë e tre vajzave një jaht luksoz, në pushimet e tij verore në Ibiza.
Mesfushori i Liverpoolit vendosi të festojë, në shoqëri të këndshme por, tabloidi britanik “The Sun” është tallur pakujdesinë e shqiptarit, i cili kishte harruar që të vendoste krem për t’u mbrojtur nga dielli.
Tabloidi britanik shkruan se futbollisti shqiptar është bërë i kuq, si ngjyra e fanellës së Liverpoolit.
“Shumë i kuq. Shaqiri harron kremin e diellit dhe tregon se është djegur nga dielli duke pozuar në jahtin luksoz”. Ende nuk dihet nëse ai do të vazhdojë të qëndrojë te “të kuqtë”, por për momentin po shijon ditët e relaksim nën shoqërinë e bukurosheve.