FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shau futbollistin e Maqedonisë së Veriut, Arnautovic kërkon falje në shqip!

Dueli Austri-Maqedoni e Veriut prodhoi dhe një incident midis futbollistit austriak Marko Arnautoviç dhe atij shqiptar, Egzon Bejtullai. Arnautoviç shpërtheu në fyerje të rënda ndaj Bejtullait në momentin që realizoi golin e tretë për Austrinë, duke e ofenduar këtë të fundit nga mamaja shqiptare.

Gjesti jo i hijshëm u bë viral duke shpërthyer në kritika ndaj Arnautoviç, por vetë lojtari ka reaguar duke kërkuar falje me anë të një postimi në rrejtët sociale. 32 vjeçari është shprehur se nuk është racist madje ka shkruar në shqip fjalën “më falni”.

Postimi i Arnautoviç

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ishin disa fjalë të nxehta mbrëmjen e djeshme nga emocionet e ndeshjes dhe dua të kërkoj falje, veçanërisht për miqtë e mi në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri. Dua t’ju bëj diçka të qartë: Unë nuk jam racist! Kam shokë në pothuajse të gjitha shtetet dhe qëndroj për diversitet. Të gjithë që më njohin janë të vetëdijshëm për këtë. Më falni (e shkruar në shqip)”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?