SHBA kualifikohet në 1/8 e Botërorit, Belgjika mund Senegalin me një përmbysjeje dramatike
Shtetet e Bashkuara kanë siguruar një vend në fazën e 1/8 së finales të Kupës së Botës 2026, pasi mposhtën Bosnjën me rezultatin 2-0.
Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino zhbllokoi sfidën në fundin e pjesës së parë me golin e Folarin Balogun në minutën e 45-të. Sulmuesi amerikan u përjashtua me karton të kuq në minutën e 64-t, por pavarësisht se luajtën me një futbollist më pak, amerikanët vulosën fitoren në minutën e 82-të me golin e Malik Tillman.
Në fazën e 1/8 së finales, SHBA do të përballet me Belgjikën, e cila siguroi kualifikimin pas një ndeshjeje dramatike ndaj Senegalit 2-2. Belgët, edhe pse ishin pranë eliminimit, përfituan nga një gabim i rëndë i portierit kundërshtar që e çoi sfidën në kohën shtesë, ku më pas fituan falë një penalltie të Tielmans, duke siguruar biletën për në raundin tjetër.
KOHA JONË SONDAZH

